Sot bëhen 22 vjet nga vrasja e veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku.
Enver Maloku i cili ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, u vra më 11 janar 1999, në një kohë kur situata ishte mjaft e rënduar nga lufta.
Pak metra prej banesës së tij në përdhesë të një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës.
Mediat e huaja e kishin përcjellur me interes edhe funeralin e veprimtarit të LDK-së, i cili ka mërita të mëdha në informimin e publikut në një kohë mjaft të vështirë për Kosovën.
Pas vrasjes së Malokut rreth 70 gazetarë kishin marshuar në rrugët e Prishtinës.
Pamje nga funerali i Enver Malokut në vitin 1999:
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq