Një zyrtare policore është gjetur pa shenja jete në varrezat e qytetit në Gjilan.
Arbresh.info është në vendin e ngjarjes dhe ju sjell pamje nga atje, në ndërkohë pas pak minutash pritet të ketë konferencë për media nga policia.
Rasti i vdekjes është konfirmuar për arbresh.info nga Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit. Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani. /arbresh.info/


Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...