Pamje nga Emergjenca në Deçan, u helmuan qindra qytetarë

17:16 | 11 Korrik 2021

Që nga mbrëmë 320 qytetarë të disa fshatrave kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Nga mjekët kujdestarë thonë se dyshimet e para janë që shkak i helmimit është uji.

Simptomet që i kanë përcjell këta qytetarë janë vjellje dhe diarre (barkqitje).

Nga pamje të siguruara nga portali arbresh.info përball Emergjencës në Deçan shihen dhjetëra qytetar jashtë objektit.

Kompania rajonale e ujësjellësit ”Hidrodrini”, ka dalur me një apel nga njësia operative e Deçanit, që në disa fshatra mos të konsumojnë ujin për pije, deri në një njoftim tjetër.

Një gjë e tillë, sipas tyre, pas disa shqetësimeve të shprehura tek disa konsumatorë të fshatrave Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara