Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, po dëshmon Florian Avdija, dëshmitar i propozuar nga Prokuroria Speciale.
Avdija është bashkëfshatar i tre të akuzuarve i cili ka një biznes në fshatin Cërmjan.
Ai para trupit gjykues ka treguar për njohjet me të akuzuarit dhe kontaktet e tyre në kuadër të biznesit të tij familjar.
“Në dëshminë time ju kam treguar për biznesin familjar që kemi, dhe që Naimin e kam bashkëfshatar.Naimin më pak, sepse ka jetuar jashtë. Ndërsa Granitin dhe Kushtrimin po, sepse i kam pasur klientë aty. Edhe jam pyetur a keni parë ndonjë shumë të madhe parash që kanë ardhur në lokal.Edhe ju kam thënë që jo, s’kam parë ndonjë shumë të madhe, e kam pyetur edhe prindin, ka thënë jo. Jam pyetur a kam parë Granitin natën kritike, kam thënë që e kam parë në një klub. Granitin në orën 12 të natës”, pohoi ai.
Ai shtoi se ka dorëzuar një video tek autoritetet, të cilën ia kishte dërguar bashkëshortja e tij, Leonora, natën kur ndodhi vrasja.
“Leonora (bashkëshortja) natën kritike ma ka dërguar një video-incizim që e ka marrë edhe policia. U kon Graniti edhe një çikë tjetër”, tha tutje ai.
Avdija deklaroi se Naim Murseli kishte qenë disa herë në lokalin e tij, ndërsa Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin klientë të rregullt.
“Naim Murseli nja 8-10 herë ka qenë në lokalin tim. Kurse Graniti dhe Kushtrimi kanë qenë klientë të rregullt”, theksoi ai.

Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025