Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, në emisionin “Rrokum Rroll” të TV Rrokum ka folur rreth incidentit të ndodhur sot në Kuvend, ku opozita zgjodhi që kundërshtimin e saj ta “shfryejë” me vezë drejt Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Pajaziti, ka vlerësuar se në këtë situatë, PDK-ja partisë në koalicion, Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka dalë në krahë duke mos lejuar që të eskalojë situata.
“Sot kemi bërë gjithçka qe të mos eskalojë dhuna dhe për të gjetur rrethana të mira për të debatuar, por nuk ishte situata as për me fol”, ka theksuar Pajaziti.
Sipas tij, opozita ka pasur skenar që në mënyrë të dhunshme ta pengojë seancën e sotme, duke tentuar që dhunën prej brenda ta bartë jashtë.
Ai ka thënë se roli i opozitës është shumë i rëndësishen, po veprimet e dhunshme vetëm do t’i bëjnë dëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Koalicioni duhet të mbetet në përgjegjësi të vet. Nuk duhet me ra pre e kalkulimeve ditore”, shtoi Pajaziti, duke u përgjigjur në se a mund të ketë prishje të koalicionit.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...