Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij facebook, ka uruar këtë festë me zemër të thyer dhe të trishtuar, nga situata e krijuar pas tërmetit në Shqipëri që la pas 40 të vdekur.
Ja postimi i plotë
Sot, edhe pse me zemër të thyer dhe të trishtuar nga situata e krijuar, Ju uroj Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Po ashtu, urimi u shkon edhe gjithë atyre që e mbajtën në duart e tyre, u sakrifikuan për të, para e gjatë luftës çlirimtare të Kosovës dhe që na e mundësuan që edhe ne, sot, ta festojmë të lirë. Uroj që të jemi më të bashkuar dhe po ashtu mos t’i harrojmë vuajtjet dhe sfidat që ne si komb kemi kaluar për të gëzuar këtë ditë.
Sot ne kujtojmë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e Komandantit të saj legjendar Adem Jashari. Vajzat dhe djemtë e UÇK-së sakrifikuan aq shumë që ne sot të gëzojmë frytet e lirisë. Lufta jonë e drejtë është e fortë si një guri.
Por siq e thash edhe më lartë, mendimet tona sot janë me familjet e viktimave të tërmetit shkatërrues në Shqipëri. Le të jetë kjo ditë një kujtesë për rëndësinë e kombit tonë për të qëndruar të bashkuar dhe në solidaritet me njëri-tjetrin. Mesazhin e shenjtë të 28 Nëntorit e pashë dje në Shqipëri ku të gjithë u bashkuam duke ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona. Qoftë i përjetshëm ky bashkim dhe solidaritet shqiptar.
Ju uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Festën e Flamurit!
Mbarësi, më suksese e qofshim gjithmonë bashkë!/arbresh.info/
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162497490715153
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...
Alban Hyseni njofton për vdekjen e një pjesëtari të kabineti...
Labi-Albës: Je goma rezervë e Limit