Angazhimi i kreut të AKR-së në njohjet e shtetit të Kosovës është zbehur. Kjo sipas Pacollit është bërë si pasojë e mos-suksesit në vota.
Ai në Rubikon theksoi se investimi i tij është zbehur duke qenë që nuk ka pranuar, siç thotë ai, “dozë falënderimi” nga qytetarët.
“Ka pas një dozë demoralizimi kur e kam parë që e gjithë ajo punë e gjithë ai shpenzim, nuk është kthyer si një lloj falënderimi nga qytetarët. Të gjithë kanë nevojë për shkëndijën e dikujt sepse drita jote fiket. Një pjesë e madhe e punës që është bërë është parë si jofalënderuese. Nuk është kthyer në një sukses në vota edhe pse nuk është bërë për atë arsye”, ka thënë Pacolli.
Riformatizimin e AKR-së, Pacolli thotë se e ka bërë për rininë kosovare.
Ai thotë se nuk ka pasur moment më të keq se kur ka parë të rinjtë tek shesin çdo gjë për t’u larguar nga vendi.
“Më ka shtyrë rinia e Kosovës që të kthehem. Duke e parë atë që ndodhi me rininë, duke shitur gjithçka për t’ju drejtuar emigrimit, nuk e harroj asnjëherë atë moment. Aty kam vendosur që ta riformatizoj AKR-në dhe si rezultat i asaj ja ku jemi, me një AKR shumë të fortë dhe me mbi 800 nëndegë dhe 38 degë”, ka thënë ai.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Hap fals i Arsenalit – gabon edhe ndaj Wolves