Pacolli: Të gjithë deputetët duhet të mendojnë për interesat e qytetarëve sot, jo për egon e tyre personale

14:27 | 4 Dhjetor 2020
A Z

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka uruar qytetarët e Kosovës për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Pacolli, thotë se ky ligj është i rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, raporton arbresh.info

Ky është postimi i plotë i tij:

E përshëndes miratimin e sotëm të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ky ligj është i rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Unë i përshëndes të gjithë Deputetët që votuan për këtë ligj duke ndërtuar konsensus dhe unitet për interesat e qytetarëve.

Ne jetojmë në kohë të vështira, ekonomia jonë po përballet me krizën më të rëndë që nga viti 1999. Kjo kërkon zgjidhje dhe jo pengesa.

Të gjithë deputetët duhet të mendojnë për interesat e qytetarëve sot, jo për egon e tyre personale./arbresh.info/

E përshëndes miratimin e sotëm të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ky ligj është i…

Posted by Behgjet Pacolli on Friday, December 4, 2020

 

Të ngjashme