Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se ka dyshime që presidentja Osmani, me gjuhën e saj populliste dhe ofendimet ndaj të tjerëve, mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të Kosovës.
“Po dyshoj se Presidentja Osmani, me fjalët dhe me gjuhën e saj populiste, duke ofenduar të tjerët, mund të kontribojë në zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Pavarësisht se kush është dhe nga vjen zoti Stano, ai sot mban një post të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm në influencimin (ndikimin) e opinionit ndërkombëtar, pro ose kundër Kosovës”, shkroi Pacolli.
Tutje, kreu i AKR-së shton se Stano përfaqëson konkluzionet e Bashkimit Evropian.
“Të quash deklaratat e tij RACISTE është një qëndrim që mund të ketë pasoja. Zoti Stano përfaqëson konkluzionet e Bashkimit Europian, me të cilin Kosova është e lidhur në mënyrë vitale. Nuk e di se çfarë do t’i sjellin deklarata të tilla Kosovës, por jam i sigurt që nuk do të sjellin asgjë të mirë, dhe si e tillë deklerata e presitentes mbetët vetëm një shprehje pseudo-patriotike, primitive, vetëm për konsum të brendshëm në qarqët e mbështetësve te juaj”, tha tutje ai.
Në fund Pacolli ka apeluar që dyert e mundësive të mbeten të hapura dhe të mos mbyllen, duke nënvizuar rëndësinë e mbajtjes së marrëdhënieve ndërkombëtare të hapura për Kosovën.
“Siq e pamë, pas deklaratës së presidentes erdhi, prompt “paralajmerimi” se Kosova mund te mbetet e vetmuar. Ju lutem, mos i mbyllni dyrët, ato novoitet të mbetën të hapura”, përfundoi Pacolli./Arbresh.info
Haradinaj: S’është ka më intereson me e taku Abdixhikun e me...
MINTI publikon çmimet e reja të derivateve për 7 prill: Dize...
Azemi i LDK-së dorëzon në Polici dosjen për njehsorët e rrym...
Grupi humanitar i OKB paralajmëron për përkeqësim të situatë...
Katër lojtarë të Barcelonës rrezikojnë çerekfinalen e kthimi...
Idriz Alija dënohet me dënim unik prej 11 vjet burgim për te...