Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së dhe njëherësh biznesmen i njohur kosovar ka thënë së është e tmerrshme mënyra e trajtimit dhe përdorimit të parasë publike nga njerëzit që ekskluzivisht hartojnë dhe ekzekutojnë politikat e të ardhurave të buxhetit të mbledhur nga paratë e qytetarëve.
“Situata e keqshfrytëzimit dhe keqpërdorimit të parave tuaja, është alarmante dhe tronditëse”, shkruan Pacolli në facebook.
Postimi i plotë:
Edhe një herë ju falenderoj për urimet e shumta, për kohën që më kushtuat për të më uruar ditëlindjen. Për dijeninë tuaj, une vendosa mos ta festoj ditëlindjen time. E quatja të tepërt të bëja ndonjë festë, përballë gjendjes katastrofale ekonomike në Kosovë, halleve, vështirësive e brengave të mbi 80% të qytetarëve në Kosovë, në shenjë solidariteti me familjet e viktimave të aksidentit në Astana, të cilën unë nuk do ta harroj asnjëherë.
Këto arsye dhe disa arsye te tjera më mundojnë çdo ditë. Ndaj nga dita e sotme e tutje do të bëj shpesh një përmbledhje të zhvillimeve në Kosovë, atyre ekonomike dhe politike, të cilat unë i quaj zhvillime negative. E di se pas leximit të këtyre qëndrimeve të miat, aktorët politikë të tanishëm do të më fyejnë, do të më shajnë, do të mundohen të hakmerren me shkrimet dhe fjalorin e tyre banal, madje edhe me skenare konspirative.Por unë nuk do ndalem.
Dua t’ju paralajmëroj se në këtë situatë vendi ynë po stagnon dhe ajo ekonomi, nëse mundem ta quaj ekonomi, është në recesion. Varfëria dhe mjerimi i kosovarëve janë në rritje të vazhdueshme.
Sot dua të potencoj diçka: mungesën e eficensës së parave publike për administratën. Jam tejet i tmerruar me mënyrën e trajtimit të parave të qytetarëve të Kosovës, nga njerëzit që ekskluzivisht hartojnë dhe ekzekutojnë politikat e të ardhurave të buxhetit të mbledhur nga paratë e qytetarëve. Shfrytëzimi i padobishëm i parave publike nga njerëzit që kanë akses në to, është i frikshëm dhe në rritje. Efiçenca e punës për çka ata e shfrytëzojnë këtë para, është në rënie të lirë. Kjo do të thotë që paraja e mbledhur nga taksapaguesit kosovarë përdoret për paga dhe shërbime të panevojshme, mos të flasim për hajni dhe keqpërdorime.
Ju garantoj që çdo matje e efiçencës së administratës publike të Kosovës, duke përjashtuar arsim-edukimin dhe sigurinë, nuk mundet të jetë më tepër se 15%, e kjo nënkupton që kemi administratë të stërgjerë. Mbi 80% e saj, është krejt e panevojshme dhe që pos benefiteve mujore shkakton edhe shpenzime marramendëse. Secili i angazhuar në qeveri dhe administratë publike le të mendojë sa përqind ia kushton punës në orarin e tij. Ju garantoj se aspak më shumë se sa e përmenda më lart.
Qytetarëve të Kosovës mund t’ju kujtohet kur unë që nga viti 2007 proklamova që puna e administratës publike aktuale mund te kryhet me vetëm maksimum 30% të kapaciteve njerëzore ekzistuese. Duke e rritur efiçencën e tyre deri në afer 60%.
Paramendoni ministrat, ekipet e tyre dhe udhëtimet e tyre të shumta! Unë kam parë vetë një ministre që udhëton me mbi 10 njerëz, të cilët nuk di a janë badigardë, asistentë, apo bartës të valixheve; paramendoni tani faturën e prezantuar nga këta, kasave respektive për pagesë;
dhe mund të paramendoni efiçencën e punës së secilit prej këtyre në vendin ku kanë qëndruar. Le të mos të flasim për shpenzimet e përditshme në vendet e tyre të punës.
Të dashur miq, situata e keqshfrytëzimit dhe keqpërdorimit të parave tuaja, është alarmante dhe tronditëse. Vazhdimi në postime të ardhshme. (Sic)
Nata e ndërrimit të viteve: Ja vendet që do ta mirëpresin të...
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhje...
Kryetari i Kaçanikut merr vendim: Nga janari 200 euro për në...
Zelensky: Disa dokumente për t’i dhënë fund luftës gat...
Lakers ‘demolohet’ nga Detroiti, fitojnë Bostoni...
Kurti dhe Rizvanolli nisin vizitën në Postën e Kosovës