Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shprehur mllefin e tij në lidhje me të ardhurat vjetore të banorëve në Kosovë, gjatë debatit të radhës me qytetarë në Mitrovicë.
“Më vjen inati shumë që Kosova ka 3400 euro të ardhura vjetore për kokë banori. Më së paku në rajon” ka thënë Pacolli.
Ndër të tjera ai ka përgënjeshtruar Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në lidhje me investimet duke vlerësuar që Kosova është e kapur në kthetrat e njerëzve të padijshëm.
“I kam thënë Ministres së Tregtisë dhe Industrisë që mos rrej se nuk janë 400 milion investime, ndërsa ajo me ka thënë shuj se s’di ti” ka deklaruar i pari i AKR-së.

Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës