Pacolli përgënjeshtron Bajramin: Mos rrej se nuk janë 400 milionë investime në Kosovë

16:26 | 20 Tetor 2016
M. A.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli  ka shprehur mllefin e tij në lidhje me të ardhurat vjetore të banorëve në Kosovë, gjatë debatit të radhës me qytetarë në Mitrovicë.

“Më vjen inati shumë që Kosova ka 3400 euro të ardhura vjetore për kokë banori. Më së paku në rajon” ka thënë Pacolli.

Ndër të tjera ai ka përgënjeshtruar Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami,  në lidhje me investimet duke vlerësuar që Kosova është e kapur në kthetrat e njerëzve të padijshëm.

“I kam thënë Ministres së Tregtisë dhe Industrisë që mos rrej se nuk janë 400 milion investime, ndërsa ajo me ka thënë shuj se s’di ti” ka deklaruar i pari i AKR-së.

14803184_10154533661420692_1252566890_o 14795791_10154533661430692_1407007360_o 14800188_10154533661415692_2022098459_o

Shpërndaje në rrjete sociale