Kryesuesi i Delegacionit teknik për çështje të sigurimeve kufitare Rrahim Pacolli ka thënë për RTK2 se pritet që qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa reciproke për automjetet që hyjnë më targa të Serbisë në Kosovë.
Pas nënshkrimit të memorandumit për sigurim të automjeteve, që u nënshkrua në Bruksel nga përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës ka filluar të aplikohet marrëveshja. Qeveria e Kosovës njoftoi futjen e targave të përkohshme për automjetet nga Serbia, si masë reciproke për targat “Proba” të automjeteve me targa RKS, transmeton RTK2, njofton arbresh.info.
Kryetari i delegacionit për çështje sigurie në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës Rrahim Pacolli, thotë se për shkak të mos lejimit të kalimit të automjeteve me targa RKS në territor të Serbisë, marrëveshja vihet në pikëpyetje.
“Nga 1 shtatori do të zgjidhet kjo çështje, ose marrëveshja mund të anulohet dhe kjo është shumë e keqe për lirinë e lëvizjes. Unë kam kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masat e duhura lidhur me këtë çështje. Qytetarët serbë të detyrohen po ashtu të zëvendësojnë targat e tyre me targa të përkohshme. Sepse tani kjo shkel të drejtat e qytetarëve të Kosovës, derisa ata duhet të përdorin targa të përkohshme. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për qeverinë e Kosovës deri më 1 shtator në përputhje me kërkesën time, sepse kjo atëherë do të jetë presion mbi Serbinë “, thotë Pacolli për RTK2 .

Pacolli pohon se zgjidhja e targave “Probe” nuk është diskutuar me përfaqësuesit e Serbisë, por ndërmjetësuesi në dialogun e Brukselit është i informuar për këtë çështje.
Në një deklaratë të dërguar nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë thuhet se çështja e targave është e rregulluar dhe mbetet në fuqi në marrëveshjen e lartpërmendur për lirinë e lëvizjes nga 2011./arbresh.info
Nata e ndërrimit të viteve: Ja vendet që do ta mirëpresin të...
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhje...
Kryetari i Kaçanikut merr vendim: Nga janari 200 euro për në...
Zelensky: Disa dokumente për t’i dhënë fund luftës gat...
Lakers ‘demolohet’ nga Detroiti, fitojnë Bostoni...
Kurti dhe Rizvanolli nisin vizitën në Postën e Kosovës