Lideri i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar lartë xhudisten kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila u eliminua nga gara e Kampionatit Botëror.
Kelmendi u eliminua nga gara që po mbahet në Budapest, pasi u mposht nga braziliania, Erika Miranda, shkruan portali arbresh.info
Përkundër humbjes, Pacolli ka theksuar se Majlinda vazhdon të mbetet frymëzim për popullin, sidomos për rininë.
Postimi i plotë:
Majlinda na bën krenar dhe na emocionon shumë edhe atëherë kur fati e do që mos të jetë fituese e medaljes së artë.
Ajo mbetet frymëzim i suksesit për popullin tonë, veqanërisht për rininë e Kosovës.
Krenar me ty Majlinda.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...