Pacolli përkujton Enver Malokun: Gjithmonë do të kujtojmë patriotizmin e tij për lirinë dhe pavarësinë tonë

15:35 | 11 Janar 2021
A Z

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka përkujtuar vdekjen e aktivistin dhe gazetarit Enver Maloku.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli shkruan se përmes punës së tij në Qendrën Informative të Kosovës ai i tregoi botës gjenocidin e regjimit serb në vendin tonë, raporton arbresh.info

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot është përvjetori i vrasjes së Enver Malokut, një intelektual i madh dhe luftëtar i lirisë për Kosovën, i cili u bë zëri i jonë në opinionin botëror.

Përmes punës së tij në Qendrën Informative të Kosovës ai i tregoi botës gjenocidin e regjimit serb në vendin tonë.

Ne gjithmonë do të kujtojmë patriotizmin dhe përkushtimin e tij për lirinë dhe pavarësinë tonë.

Na duhet drejtësia për të thënë fjalën e saj për vrasjen e Enver Malokut dhe mijëra shqiptarëve të Kosovës./arbresh.info/

Sot është përvjetori i vrasjes së Enver Malokut, një intelektual i madh dhe luftëtar i lirisë për Kosovën, i cili u bë…

Posted by Behgjet Pacolli on Monday, January 11, 2021

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme