Në Samitin e Berlinit po merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli.
Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dy shtete të pavarura dhe sovrane.
Sipas tij, tanimë ka ardhur koha që Serbia të pranojë realitetin dhe të shohë të ardhmen me Kosovën si dy fqinjë të barabartë.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Në Berlin me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj jemi duke marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor me ftesë të Kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Macron për të diskutuar zhvillimet aktuale në rajon dhe perspektivën evropiane të të gjitha vendeve. Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dy shtete të pavarura dhe sovrane.
Ka ardhur koha që Serbia të pranojë realitetin dhe të shohë të ardhmen me Kosovën si dy fqinjë të barabartë.
Një çështje e rëndësishme për delegacionin tonë është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë.
Jemi të vendosur për këtë kërkesë, pasi është mënyra e vetme për t’i treguar popullit të Kosovës se e ardhmja evropiane është e prekshme.
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...