Rrahim Pacolli, udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në bisedimet e Brukselit për kartonin e gjelbër dhe Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë debatuar në emisionin Info Magazine për marrëveshjen e arritur me Serbinë për njohjen e polisave të sigurimeve, ku kanë shfaqur shumë mospajtime rreth mënyrës se si kjo marrëveshje është vënë në zbatim.
Ndonëse Kosova dhe Serbia janë pajtuar që t’i njohin polisat e sigurimeve njëra tjetrës, autoritetet serbe kanë kërkuar nga qytetarët kosovarë që kalonin kufirin në drejtim të shtetit serb, që t’i hiqnin targat e Kosovës dhe të pajiseshin me targa të tjera.
Rrahim Pacolli, karshi kësaj çështjeje ka reaguar duke u shprehur se një gjë e tillë konsiderohet shkelje e marrëveshjes dhe se Kosova do të ankohet në strukturat e Bashkimit Europian që e ndërmjetësuan marrëveshjen.
“Duhet ta presim reagimin e BE-së në ditët në vazhdim. Po vazhdoi Serbia t’ua heqë targat veturave kosovare e qeveria e Kosovës nuk e bën të njëjtën gjë për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, do të kërkojmë anulimin e marrëveshjes”.
Ndërsa, bashkëbiseduesi i Pacollit, Ahmet Isufi ka thënë se ujdia e arritur mes Kosovës e Serbisë, do të duhej të ndërpritej sapo ka filluar që të shkelet nga pala serbe.
“Marrëveshja nuk është zbatuar në momentin që i është hequr targa veturës së parë. Që nga ky çast duhej kërkuar anulimin e marrëveshjes, pasi Serbia nuk e ka përmbushur. Edhe Kosova duhet t’ua heqë targat shtetasve serbë që hyjnë në Kosovë”.
Isufi ka shtuar se mënyra se si Serbia ka filluar zbatimin e marrëveshjes është e dëmshme për Kosovën, dhe i cenon interesat e saj.
“Në bazë të politikave reale marrëveshja është dashur të jetë reciproke. Atë që e bën Serbia ta bëjë edhe Kosova, për shkak se janë dy shtete të barabarta. Veprimet e autoriteteve serbe, duke i detyruar Kosovarët t’i heqin targat, janë cenim i sovranitetit të vendit, për shkak se një shtet e bëjnë edhe simbolet”, ka deklaruar Isufi.
“Janë elementet shtetërore ato të cilat duhet të mbrohen”.
Pacolli gjithashtu ka dhënë arsyen se pse Kosova nuk ka reaguar karshi moszbatimit të marrëveshjes në mënyrën e duhur.
“Ne nuk e kishin të munduar që të reagonim menjëherë karshi heqjes së tabelave. Ishim të shoqëruar me ndërkombëtarët, dhe do t’i bëjmë ankesat ton në vendin e duhur”.
“Pasi Bashkimi Europian e ka ndërmjetësuar marrëveshjen, do të ankohemi në këtë strukturë dhe do të presim 15 për përgjigje”, është shprehur Pacolli.
Gjatë intervistës udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në bisedimet e Brukselit për kartonin e gjelbër, ka thënë se marrëveshja me Serbinë mbi polisat e sigurimeve, e ka lehtësuar qarkullimin e banorëve të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës.
Sipas tij, kjo për shkak se më parë ata shpenzonin deri në 1000 euro në vit për polisa të sigurimeve, ndërsa tani kjo shumë është reduktuar në 40 euro.
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...
Mbi 3 mijë persona humbën jetën duke tentuar të arrinin në S...