Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka përshëndetur përmes Facebook-ut miqtë e tij nga hoteli “Swiss Diamond Lugano” duke bërë të ditur se më 22 prill do të shënohet në këtë hotel 98 vjetori i lindjes së artistit Ibrahim Kodra.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Mirëmengjes, miqtë e mi, nga hoteli “Swiss Diamond Lugano”. T’ju them të drejtën, nuk është se shumica e klientëve në hotel janë shqiptarë, por krenaria kombëtare nuk mungon asnjëherë. Ketu në Lugano të Zvicrës valon flamuri i Shqiptarëve dhe i Kosovës çdo ditë!
Këto ditë, më 22 Prill, nën mbikqyrjen e institucioneve vendore, në këtë hotel do të shënohet edhe 98-vjetori i lindjes së artistit të madh shqiptar Ibrahim Kodra, nga “Fondacioni Ibrahim Kodra”. Ai këtu posedon një muze, një ekspozitë përmanente, dhe një sallë konferencash me emrin e tij.
Ibrahim Kodra kishte qëndruar për një kohë të gjatë këtu, dhe ishte miku im i ngushtë.
Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë! ☀ (sic)./arbresh.info.

Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik