Pacolli: Në muajin korrik, 7.095 polica të shitura më shumë se vitin e kaluar

16:20 | 29 Korrik 2015
M. A.

Kryesuesi i Delegacionit teknik për çështje të sigurimeve kufitare Rrahim Pacolli, ka postuar në facebook numrin e policave të sigurimit kufitar të shitura në muajin korrik të vitit 2014 duke krahasuar ato të muajit korrik të vitit 2015.

Sipas shifrave të publikuara, në vitin 2014 janë shitur 90,646 polica, ndërsa në muajin korrik të këtij viti janë shitur 97,741, pra që i bie diferencë prej 7,095 polica të shitura më  shumë këtë vit./arbresh.info

Postimi i plotë i z. Pacolli:

Me qellim qe te jeni sa me te informuar, ne vijim ju paraqes numrin e policave te sigurimit kufitar te shitura ne muajin Korrik 2014 duke krahasuar ato me ato te muajit Korrik 2015 :

01.07.2014 – 28.07.2014 – 90,646 polica te shitura

01.07.2015 – 28.07.2015 – 97,741 polica te shitura

Diferenca prej 7,095 policave me shume te shitura kete vit ne muajin Korrik edhe njehere deshmon se sa e mirepritur ka qene zbritja e policave te sigurimit kufitar nga bashkeatdhetaret. Besoj qe muajin e ardhshem ky numer do te rritet. Jemi duke punuar ne ate drejtim qe vitin tjeter kjo çeshtje te zgjidhet ,ne menyre qe bashkeatdhetaret te hyjne ne territorin e Kosoves pa pagesa shtese.

Shpërndaje në rrjete sociale