Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me zhvillimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar se aty po rikthehen normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi në shtet.
Në një reagim publik, Pacolli ka vlerësuar rolin e drejtësisë, duke theksuar se akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike është kontributi ndaj familjes, shoqërisë dhe shtetit përmes punës së ndershme, profesionale dhe respektimit të parimeve të drejtësisë.
Sipas tij, drejtësia, edhe pse shpesh përballet me sfida dhe procese të vështira, mbetet universale dhe e pashmangshme në zbatimin e saj. Pacolli ka shtuar se funksionimi i drejtësisë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar është burim krenarie për çdo qytetar.
“Që nga sot, në Vlora International Airport po rikthehen normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi, falë veprimit të drejtësisë”, ka deklaruar Pacolli.
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...