Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli do të jetë në inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Pacolli tha se ftesën e ka pranuar nga protokoli i Shtëpisë së Bardhë.
“Unë nuk kam dhënë asnjë informatë. Lajmi ka rrjedhur nga stafi im. Është e vërtetë që jam i ftuar. Festa është e njëjta sic ka qenë gjithmonë për inaugrimin e presidentit amerikan. Jam i ftuar edhe në ceremoninë para betimit”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
“Nuk dua të spekuloj se çfarë kanë thënë presidenti Thaçi apo z. Haradinaj. Kam ftesë nga proktokoli i Shtëpisë së Bardhë. Janë dy të ftuar prej Ballkanit, njëri prej tyre është edhe kryeparlamentari Ilir Meta, është edhe një deputet i parlamentit të Shqipërisë”, ka shtuar ai, raporton Koha.net.
Tutje Pacolli ka thënë se nuk ishte kundër fushtës së Trump mirëpo nëse sot so t’i ofrohej mundësia të votonte atëherë theksoi se nuk e di se kë do ta votonte.
“Nuk kam qenë kundër zgjedhjes dhe fushatës së tij mirëpo nëse do të votoja, nuk e di se kë do të votoja pasi Kosova ka qenë e reshtuar pas familjes Clinton pasi kanë bërë shumë për Kosovën dhe nga my aspekt do ta kisha votuar atë”, ka thënë Pacolli.
Ai përmend takimin që ka pasur me presidentin amerikan Trump në Moskë, e që sipas Pacollit ishte ne nivel biznesi.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Hap fals i Arsenalit – gabon edhe ndaj Wolves