Behgjet Pacolli ka uruar “Mabetex Prishtina” për fitoren në Superligën e futsallit.
Ai është shprehur krenar për djemtë e ekipit që do të përfaqësojnë Kosovën në UEFA Champions League, transmeton portali arbresh.info.
Tutje Pacolli ka përmendur edhe përkushtimin e tij që sporti i Kosovës të zhvillohet me hapa të shpejtë në arenën ndërkombëtare.
Shkrimi i plotë:
“Mabetex Prishtina” është kampioni më i ri në Superligën e futsallit në Kosovë. Krenar që djemt e këtij ekipi të cilët sezonin e ardhshëm do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në UEFA Champions League. Vendi ynë, Kosova, ka fat të madh që ka një popull me një rini të shëndoshë e të talentuar si potencialin më të fuqishëm të saj. Të rinjtë tanë kanë dëshmuar aftësi të rralla çdoherë kur u është dhënë mundësia dhe hapësira e veprimit, sidomos në aktivitete sportive. Unë dua t’i garantoj sportistët, se do të vazhdoj të jem shumë i përkushtuar që sporti i Kosovës të zhvillohet me hapa të shpejtë për të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare, ku me dinjitet do të përfaqësohet edhe Kosova ??.
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin