Pacolli e Thaçi takohen me presidentin e Malit të Zi

16:12 | 22 Maj 2018
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli janë takuar sot me presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç.

Këtë e ka bërë të ditur Zëvendësministri dhe shefi i diplomacisë Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook.

Pacolli ka shkruar se Mali i Zi dhe Kosova janë partnerë në rrugëtimin e përbashkët euroatlentik.

Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit në Malin e Zi zhvilluam një takim me Presidentin Milo Gjukanovic. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi janë partnerë strategjik në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik. Mali i Zi në Nato garanton paqe dhe siguri në gjithë rajonin. Partneriteti i Kosovës me Malin e zi do të thellohet edhe më tej.