Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se dialogu me Serbinë është i domosdoshëm për të gjetur zgjidhje për shtetet dhe popujt tanë dhe rrugën drejt integrimeve evropiane.
Pacolli ka theksuar se dialogu në Bruksel nuk zhvillohet për territore e popuj por për normalizimin e marrëdhënieve.
“Dialogu në Bruksel nuk zhvillohet për territore e popuj por për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona dhe hapjes së rrugës së integrimeve Euro-Atlantike”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Postimi i tij i plotë:
Dialogu me Serbinë është i domosdoshëm për të gjetur zgjidhje për shtetet e popujt tanë dhe për të ecur në rrugët tona respektive drejt integrimeve evropiane.
Dialogu në Bruksel nuk zhvillohet për territore e popuj por për normalizmin e marrëdhenieve ndërmjet dy shteteve tona dhe hapjes së rrugës së integrimeve Euro-Atlantike.
E kam vlerësuar në drekën e përbashkët të punës me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perendimor dhe ministrave të Gjermanisë e Polonisë si bashkëorganizatore të takimit në Varshavë në kuadër të Procesit të Berlinit se bashkepunimi rajonal është thelbi i ecjes përpara dhe ky bashkëpunim duhet të mbështetet në marrëveshje, dialog dhe në zgjidhje paqësore.
Procesi i Berlinit është nje nismë e rëndesishme që po ndihmon gjithë rajonin në vendosjen e lidhjeve infrastrukturore, zhvillimin ekonomik dhe mbi të gjitha lehtësimin e marrëdhënieve tona në Ballkan e përmiresimin e tyre.
Kosova është pjesë e pandashme e këtij procesi dhe ne po ecim me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje paqësore. Keqëpërdorimi që po bënë Serbia duke manipuluar me procesin e dialogut po dëmton përspektiven evropiane të Ballkanit Perendimor./arbresh.info
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...