Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka dënuar ashpër sulmin që u është bërë sot ekipit të një portali në Kosovë, nga disa persona në veri të Mitrovicës.
Pacolli ka shkruar se është e papranueshme tolerimi i veprimeve të tilla të turpshme.
Reagimi i plotë:
I dënoj ashpër sulmet fizike dhe kërcënimet verbale ndaj gazetarëve dhe mediave. Është e papranueshme tolerimi i veprimeve të tilla të turpshme. Sulmi ndaj gazetarëve Nebih Maxhuni, Diamant Bajra dhe Arsim Rexhepi është i papranueshëm dhe duhet ndëshkim i shpejtë ligjor.
Ndërsa mund të kemi mendime të ndryshmë duhet të kemi shkëmbim të mendimeve dhe respektim të dallimeve. Por sulmet dhe kërcënimet janë krejtësisht të papranueshme dhe duhet të kundërshtohen gjithmonë nga qeveria, opozita dhe shoqëria e tërë.
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj