Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aksidentit fatal i cili ndodhi në pasditën e sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan përkatësisht në fshatin Mramor, ku humben jetën tre persona dhe u lënduan gjashtë të tjerë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bashkëndjerë dhimbjen e madhe me familjarët e familjes , gjithashtu shpreh keqardhje të thellë që në këtë aksident u lëndua edhe ambasadorja turke Kiviliçim Kiliç, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë nga Facebook:
Bashkëndjejë dhimbjen e madhe me familjarët dhe më të dashurit e tre qytetarëve të Kosovës, që humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Shpreh keqardhje të thellë, që nga ky aksident rrugor mori lëndime trupore edhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç, dhe të lënduarve të tjerë, të cilëve u dëshiroj shërim sa më të shpejtë.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10160987719995153
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...