Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të bëra në një emision televiziv në Shqipëri, ku u pretendua se Qeveria Shqiptare po financon ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Pacolli e ka quajtur këtë pretendim “plotësisht të pavërtetë”, duke sqaruar se ndërtimi i aeroportit financohet tërësisht nga koncesionari dhe jo nga buxheti i shtetit, shkruan Arbresh.info.
“As Qeveria Shqiptare, e as ndonjë qytetar shqiptar, nuk ka paguar dhe nuk do të paguajë asnjë qindarkë për ndërtimin e këtij aeroporti. Të gjitha investimet mbulohen nga koncesionari, i cili do t’i rikuperojë mjetet e investuara gjatë afatit të përcaktuar në kontratë”, ka deklaruar Pacolli.
Ai shtoi se kontrata parashikon vetëm një garanci minimale të pasagjerëve, e cila është praktikë e zakonshme në marrëveshje të tilla ndërkombëtare dhe që realizohet pa asnjë vështirësi.
Në fund, Pacolli u bëri thirrje mediave që të mos përhapin dezinformata:
“Mos e helmoni kulturën e informimit publik me lajme të shtrembëruara. Dezinformimi nuk është thjesht gabim — është papërgjegjësi që dëmton publikun dhe krijon konfuzion të panevojshëm.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...
Osmani: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardh...
Kompensimet për dëmet e vërshimeve, ato të vitit 2023 ende t...
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
Bastisje në Leposaviq – gjenden armë, pjesë të uniform...