Të infektuarit me Covid-19 që nuk e kanë gjendjen e rënduar, po e kanë vështirë qasjen në institucionet shëndetësore.
Ata takimin e fundit me staf mjekësor e kanë ditën kur testohen. E pastaj të njejtit mjekohen duke qëndruar në vetizolim dhe duke respektuar rekomadnimet e OBSH-së.
Por të infektuarit po vlerësojnë se duhet të kenë kontrolla pavarësisht se të njejtë nuk kanë gjendje të rëndë shëndetësore.
Momenti i fundit kur kishte kontaktuar me zyrtarë të institucioneve shëndetësore ishte kur rezultoi pozitive me COVID-19.
Prej atëherë Zana Avdiu thotë se nuk është kontaktuar nga askush.
Kësisoj e njëjta vendosi që të drejtohet për në Klinikën Infektive për t’u konsultuar për gjendjen e saj shëndetësore. Por nga aty e drejtua për diku tjetër.
Dera e mbyllur për të thotë se ishte edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Kësisoj Avdiu thotë për t7 se mënyra e vetme se si po trajtohet që nga 7 korriku prej kur rezultoi pozitive ishte në bazë të rekomandimeve të OBSH-së.
Madje ajo ka hapur edhe një grup ku shumë qytetarë po kanë telashe të njëjta.
Këto vërejtje Avdiu ia ka transmetuar drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqit.
Ndërkohë gjatë së shtunës drejtoresha e Klinikës Infektive ka thënë që çdo pacient e trajtojnë në bazë të protokollit.
Sipas saj të gjithë ata që kanë nevojë të hospitalizohen, pranohen në klinikë, ndërsa të tjerët duhet të qëndrojnë në vetizolim.
E sa i përket qasjes së personave të prekur me COVID-19 nëpër qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë, televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga drejtori i shëndetësisë, por që i njejti ka qenë i paqasshëm.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...