Në emrin e Komisionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor (KFAM) Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një komunikatë me sqarime shtesë në lidhje me frytnimin e asistuar mjekësor. Por, një deklaratë e kryetares së KFAM-it se qëndron pas dyshimeve të ngritura në artikujt e gazetës “Zëri” hedh poshtë pretendimet e bëra nga MSH-ja përmes një komunikate publike.
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë lëshuar një komunikatë në emër të Komisionit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (KFAM), e që ndërlidhet me artikujt e botuar në gazetën “Zëri” rreth fertilizimit të asistuar mjekësor.
Aty thuhet se duke konsideruar IVF-in si një procedurë me ndjeshmëri të lartë, KFAM mban përgjegjësi vetëm për ato që janë të shkruara në raportin zyrtar.
“Por, jo edhe për keqinterpretime të ndryshme që mund të bëhen nga kushdo, qoftë duke i ndërlidhur me raportin”, thuhet në komunikatën e bërë në emrin e KFAM-it.
Por, kryetarja e KFAM-it, Myrvete Paçarada, as që ka qenë në dijeni për komunikatën e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në emrin e Komisionit që ajo udhëheq.
Paçarada ka shprehur pajtimin e saj të plotë lidhur me raportimet e bëra në gazetën “Zëri”.
Paçarada: Qëndroj pas asaj që ka shkruar shtypi
“Unë qëndroj pas asaj që ka shkruar shtypi, sepse edhe ne kemi dyshuar prandaj kemi raportuar. Por, nëse ne kemi dyshuar ato duhet të demantohen nga Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Myrvete Paçarada, kryetare e KFAM-it.
Por, ndryshe thuhet në sqarimin e Ministrisë së Shëndetesisë në emër të KFAM, e të lëshuar pa dijeninë e kryetares së këtij komisioni…
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...