Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së kanë reaguar ashpër për praninë në vend të ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Igor Popoviq.
I njëjti është ndaluar sonte nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe po dërgohet në stacion për procedura të mëtejshme.
Mbajti fjalim fyes kundër UÇK-së, policia ndalon Igor Popoviqin
OVL UÇK, SHIL dhe SHFD thonë se Popoviqi është i njohur për gjuhë fyese dhe urrejtje ndaj UÇK-së dhe luftës së tyre çlirimtare.
“Ky është mentaliteti i vartësve të Millosheviqit, që sot përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ish-ministër i atij regjimi gjenocidal. Çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri”, thuhet në reagim.
Në reagim shtohet se kategoritë e dala nga lufta, nuk do të heshtin ndaj fyerjeve që synojnë të fyejnë sakrificën për liri dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve.
Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, prite...
Goditje e rëndë për Arsenalin, Eberechi Eze jashtë fushës pë...
Kryeministri i Pakistanit ofron mundësinë të jetë ndërmjetës...
PDK mban konferencë për media
Irani mohon deklaratën e Trump për zhvillimin e negociatave
Sulme të reja izraelite në Liban, 9 të vrarë dhe 47 të plago...