Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjes.
Ajo tha se Krishtlindjet është një mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë dhe bashkimin – një periudhë kur na kujtohet fuqia e dashurisë dhe shpresës, shkruan Arbresh.info.
Osmani tha se në këtë ditë ne çmojmë posaçërisht lidhjet dhe traditat që na bashkojnë.
“Krishtlindja është frymëzim që na kujton të gjithëve se përballë sfidave, duhet të triumfojë shpresa.”, u shpreh ai.
“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje me shumë dashuri, gëzim dhe paqe! Le të na frymëzojë kjo festë për një të ardhme me shpresë të pakufishme!”, shtoi Osmani.
“Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, përfundoi ajo./Arbresh.info/

MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...