Presidentja eKosovës, Vjosa Osmani, ka takuar shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.
Wigemark, takimin me Osmanin e cilësoi si të mbarë, teksa shtoi se folën për zbatimin e mandatit të EULEX-it dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin e sigurisë si dhe për bashkëpunimin me EULEX-in në suaza të mandatit aktual të këtij misioni.
Presidentja Osmani ka falënderuar EULEX-in për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë përgjatë procesit zgjedhor në komunat në veri të Republikës së Kosovës. Ajo potencoi se veprimet e Serbisë para 23 prillit si dhe në ditën e zgjedhjeve dëshmojnë ndërhyrje të paligjshme të Serbisë në zgjedhjet e Republikës së Kosovës nëpërmjet metodave të kërcënimeve e dhunës ndaj serbëve lokal në komunat veriore. Një veprim i tillë, potencoi ajo, është jo vetëm në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit, por edhe normat e aplikueshme juridike ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidences./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...