Osmani takon kryetarin e Parlamentit të Turqisë, flasin për forcim të raporteve Kosovë-Turqi

12:47 | 1 Mars 2022
A Z

Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Turqi është takuar me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop.

Osmani tha se me të biseduan për marrëdhëniet Kosovë-Turqi dhe mundësinë për forcim të tyre.

Postimi i plotë:

Sot në takim me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, z.Mustafa Şentop, me të cilin biseduam për marrëdhëniet shumëdimensionale, të cilat do të forcohen edhe më tej nga bashkëpunimi në shumë sfera, duke e llogaritur Turqinë partner strategjik në shumë procese./arbresh.info/