Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).
Osmani bën të ditur se e ka uruar për marrjen e detyrës, si dhe kanë diskutuar për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut.
“Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Osmani ka udhëtuar sot ( e enjte) për në Shkup, Maqedoni e Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.
Përgjatë qëndrimit në Shkup, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera./Arbresh.info/
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...
Yamal: Rroftë Barca, tani le të shkojmë dhe ta fitojmë La Li...
Kurti: ‘Fest 2’ dëshmi që Kosova po bën organizime reprezent...