Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një grup gazetarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva.
Në takim më gazetarët, u diskutua gjendja aktuale në sferën e medias dhe u tha se mbrojtja e të vërtetës në kohën ku e gjitha bota për përballet me lajmet e rreme është sfida kryesore e gazetarisë profesionale, njofton presidenca, shkruan arbresh.info.
Presidentja Osmani, ndërkaq theksoi se mediat janë aleate në prezantimin e të vërtetës për Kosovën kudo në botë.
Në kontekst me zhvillimet politike pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, Osmani ka theksuar rëndësinë e mediave kundër përpjekjeve të Rusisë dhe aleatëve të saj për ndërtimin e paraleles ndërmjet Kosovës dhe rastit të Ukrainës.
Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e gazetarëve dhe ka potencuar se puna e tyre është e pazëvendësueshme për plasimin e të vërtetës, e cila çdo ditë e më tepër po sfidohet nga lajmet e rrejshme./arbresh.info/
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia