Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar sot në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në (MSC), një nga forumet më prestigjioze globale për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.
Gjatë qëndrimit të saj në Mynih, Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Përveç takimeve bilaterale, presidentja do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen përgjatë konferencës.
Konferenca e Sigurisë në Mynih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.
Në këtë konferencë merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti./Arbresh.info/
Hamza: Saherë ka nevojë për Mitrovicën jam aty
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin