Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maltë është pritur në me nderime shtetërore nga Presidenti i Maltës, George Vella, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj në BE.
Presidentja Osmani e ka cilësuar të nevojshëm pranimin e Kosovës në BE, si një parakusht për paqe e stabilitet në Evropë, shkruan arbresh.info.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka kërkuar që Malta ta mbështesë edhe më tej Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.
Në takim është biseduar po ashtu për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke u fokusuar në identifikimin e mundësive e projekteve konkrete të bashkëpunimit bilateral./arbresh.info/

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...