Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.
Osmani ka pohuar se “në 31 vjetorin e rënies heroike, kujtimi për Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun është vetëm një përkujtim i një pjese të lavdishme të historisë sonë, kur këta dy dhe shumë të tjerë bën çmos për lirinë e vendit”.
“Nga Kodra e Diellit në Prishtinë, rënia e tyre ishte kumt për lirinë, e cila erdhi një dekadë më vonë. Kosova u bë e lirë, teksa emrat e Afrimit e Fahriut iu shtuan listës së atdhetarëve, të cilët sakrificën për liri e paguan me jetë. Tre dekada pas rënies së tyre, Kosova nuk është ndoshta siç deshën ata, por do ta vazhdojmë përpjekjen që ky vend të bëhet siç e deshën e siç punuan. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Afrimin e Fahriun, si dhe për të gjithë heronjtë”, ka thënë Osmani./arbresh.info/
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë