Osmani: ZPS po tenton të njollosë lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, të gjithë duhet të jemi bashkë

16:21 | 17 Shkurt 2026
E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkua marshit madhështor për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.

E para e vendit ka shprehur mbështetjen e plotë, ndërsa tha se tashmë është një moment i ri i gjykimit të katërshes.

Osmani deklaroi se me deklaratat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, po tentohet të njolloset liria e vendit.

“Unë e dhash mbështetjen e plotë. Tash është një moment i ri, sepse siç e keni parë, edhe në deklaratat e Prokurorisë, po tentohet të njolloset liria dhe pavarësia e Kosovës. Në këtë pikë të gjithë duhet të jemi bashkë” – tha kryetarja e shtetit për klan kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale