Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Brian Mast, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kanë diskurtuar për marrëdhëniet e ngushta dhe të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Osmani theksoi se aleanca e Kosovës me SHBA-në është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe angazhim për paqe dhe siguri.
Në këtë takim, presidentja Osmani shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me administratën e Presidentit Trump.
“Dje në takim me Brian Mast, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara – një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri. Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, tha Osmani./Arbresh.info
Gjyqtar slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – Re...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...
Ndalohen tre persona për veprën penale ‘Lëndimi i leht...
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...