Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes, ne të gjithë bashkërisht duhet ta rikujtojmë një të vërtetë të fuqishme, gjithmonë ka shpresë.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se “vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, ne mund ta thyejmë heshtjen, ta çrrënjosim stigmën dhe të tregojmë se askush nuk duhet të ndihet i vetëm në çfarëdo sfide apo beteje”, shkruan Arbresh.info.
“Dorëzimi i sotëm nga shoqëria civile i peticionit për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes, e me mbështetje të mbi 13000 qytetarëve, është hap i duhur në këtë drejtim”, ka shkruar ajo.
Tutje, Osmani i ka ftuar deputetët e Republikës që këtë nismë ta trajtojnë me prioritet që në fillim të sesionit vjeshtor.
“Pas miratimit të këtij ligji, Republika e Kosovës do ta ketë një kornizë ligjore e cila trajton këtë plagë të shoqërisë dhe shtetit tonë dhe do t’u ofrojë përkrahjen e nevojshme të gjithë atyre që janë duke u përballur në këtë betejë”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...