Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me rastin e Ditës botërore të lirisë së shtypit, ka shprehur admirimin e saj për profesionin e guximshëm të gazetarisë.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se liria e shtypit është një parim themelor në demokraci, për të cilin kemi nevojë për të mbrojtur dhe forcuar pavarësinë e tyre.
Ndryshe, 3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.
Sipas organizatës “Reporterët pa Kufij” mbi gjendjen e lirisë së mediave për 2020, Kosova renditet në vendin e 70-të në botë dhe qëndron më mirë krahasuar me disa vende të rajonit.
3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional.

Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n