Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë nderuese për ish-sekretaren Madeleine Albright në Washington.
Pas ceremonisë nderuese, Osmani shkruan se populli i Kosovës do jetë gjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Ajo shkruan se Albright ishte gardiane e lirisë e demokracisë dhe zërit të fuqishëm të popullit tonë.
“Sekretarja Albright e njohu dhimbjen e popullit tonë, e ne do ta vazhdojmë përpjekjen e saj, për ta avancuar dhe për ta mbrojtur demokracinë! Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për Sekretaren Albright!”, shkruan Osmani./arbresh.info/
LEXO EDHE
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...