Koalicioni LDK-AKR mbajti tubim me qytetarë në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ky të pranishëm ishin kandidatët për deputetë nga të dy partitë.
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ishte në vendlindjen e saj, tha se është koha e entuziazmit të Presidentit Rugova, kur populli e mbështeti në heshtje, por me votë, shkruan veriu.info
“Me votë ia rikthej presidentit Rugova besimin, sepse ishte njeriut i cili simbolizoj besën dhe shpresën”.
“Zhabari është bërë bashkë për të treguar se nuk e pranojnë koalicionin e territ dhe të krimit. Është koha t’ia kthejmë dritën vendit”, ka Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për deputete.
Ndërsa, kandidati i AKR-së për deputet, Agim Bahtiri, i cili është edhe zëvendëspresident i AKR-së, tha se koalicioni AKR-LDK është arritur për të mos i lënë të dalin të parët ata që e kanë robëruar pas lufte Kosovën.
“Koalicioni AKR-LDK është koalicion i fitores, pasi që ka ardhur koha t’i thuhet të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë”.
“Tash nuk është koha e luftës, por e paqes dhe qytetarët e Kosovës po kërkojnë zhvillim ekonomik, punësim, arsim e shëndetësi më të mirë, të cilat mund t’i bëjë koalicioni ynë”.
Të pranishmëve me fjalim rasti iu drejtuan edhe kandidatët e tjerë për deputetë, Arban Abrashi, Faton Peci dhe Sadri Ferati.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...