Osmani: I thirra presidentët për të mësuar nga përvojat e tyre

12:19 | 13 Prill 2021

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në takim ish-presidentët e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim kanë shkrua ish presidentët Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Osmani në fjalën e saj tha se përmes kësaj ftese do të ndërtohet një kulturë e re institucionale duke thirrur në takim ish-presidentet.

Osmani tha se me ta do të konsultohet dhe do të mësoj nga përvoja e tyre.

“Sot kam ftuar ish presidentet. I kam ftuar për të ndërtuar një kulturë të re institucionale. Duke mësuar ata që i kanë shërbyer këtij shteti. Dhe për të ndërtuar një model të ri për konsultim të vazhdueshme dhe të mësojmë nga përvoja e tyre e ti bashkojmë forcat tona që ti zgjidhim problemet tona”, tha Osmani./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara