Osmani i ankohet një qytetari: “Nuk po dojnë me m’bë presidente”

10:23 | 25 Mars 2026
E.K

residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon takimet me qytetarë në vend, të cilat po interpretohen si pjesë e një parafushate politike.

Gjatë një takimi të rastësishëm në Prishtinë, ajo është shprehur se nuk po i jepet mundësia për një mandat të dytë si presidente, duke marrë mbështetje nga qytetarët e pranishëm.

“Nuk po dojnë me m’bë presidente’, tha Osmani derisa merr përkrahje të plotë nga qytetari që thotë se “s’kanë qare”.

Presidentja nuk u propozua për një mandat të dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa as deputetët e Guxo nuk ndërmorën ndonjë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidimin e saj.

Partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka propozuar Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakun si kandidatë për postin e presidentit, duke e lënë të pasigurt rrugëtimin politik të Osmanit për mandatin e ardhshëm.