Presidenja Vjosa Osmani ka thënë se është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia.
Sipas saj, NATO dhe ushtria e Kosovës do t’i parandalojnë skenarët e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ajo në një intervistë për gazetën kroate Veçernji List ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Kroacisë.
“Jam shumë krenare për marrëdhëniet e mia me Kroacinë. Si presidente, unë jam aktivisht i përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit tanë, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit tonë, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tone”.
Osmani për median kroate ka folur për situatën në Kosovë, për bisedimet me Serbinë dhe provokimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit dhe se pse e kundërshton themelimin e Asociacionit.
Presidentja e Kosovës njëherësh hodhi poshtë çdo mendim për ndarjen e Kosovës, duke theksuar se do të hapte kutinë e Pandorës dhe njoftoi për një vizitë zyrtare në Kroaci së shpejti.
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...
Ambasada Gjermane në Kosovë përkujton viktimat e Holokaustit...
Haris Ibrisaagić prezantohet tek Llapi
Arrestohet në Tiranë i kërkuari për vrasje të trefishtë, për...
Rasti i masakrës së Izbicës: Sot fjala përfundimtare në rigj...
Djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë profesionale me...