​Osmani e Kurti nderojnë ushtarët e rënë të NATO-s gjatë shërbimit në Kosovë

11:49 | 12 Qershor 2022
A Z

Në kuadër të shënimit së 23 vjetorit të Ditës së Paqes, krerët shtetëror kanë bërë nderim edhe te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu duke shprehur mirënjohjen e secilit që shërbeu në çlirimin e Kosovës, tha se miqësitë e ndërtuar me SHBA dhe shtetet anëtare të NATO-s janë të shenjta, e të cilët e kultivojnë çdo ditë.

“Jemi mirënjohës kontributit të secilit, gjithë atyre që morën vendimin politik për të ndërhyrë në Kosovë në mënyrë që Kosova të çlirohej dhe të gjithë atyre që shërbyen që nga viti 1999 e tutje në mënyrë që paqja e siguria të ruhej në Republikën tonë, por edhe gjithë rajonin tonë”, tha Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se me punën e përditshme dëshmojnë se ndërhyrja e NATO-s për të çliruan Kosovën ia ka vlejtur shumë.

“Duke dëshmuar me punën tonë të përditshme se ndërhyrja e NATO-s për ta ndal gjenocidin serb e për ta shpëtuar popullin shqiptar ia ka vlejtur shumë“, theksoi Kurti./arbresh.info/