Osmani gjatë homazheve në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz, ka theksuar se sot e kanë nderuar vendin që është ikonë e lirisë.
Osmani tha se Familja Jashari, simbol i sakrifikës më sublime të popullit shqiptar për liri, raporton Arbresh.info.
“Ju falënderojmë të gjithë për prezencën që bashkërisht erdhëm ta nderojmë vendin që është ikonë e lirë kur prehen komandanti legjendar Adem Jashari dhe gjithë familja Jashari, të cilët janë simbol i sakrificës më sublime të popullit shqiptar për liri”.
“Këtu është vendi ku çdo ditë duhet t’ia përkujtojmë vetes dhe botës se këtu gjendet dëshmia e gjenocidit serb që ka përfunduar në Kosovës, dëshmia e Serbisë për shfarosjen e popullit shqiptar dhe dëshmia më e fuqishme e atdhedashurisë dhe sakrificës për komb dhe liri”.
“Në këtë përvjetor duhet të përulemi para veprës së heroizmit të komandantit të UÇK-së, dhe të gjithë dëshmorëve që janë dhënë jetën për liri si dhe të gjitha viktimave civile që ranë për lirinë që e gëzojmë sot”, ka thënë Osmani.
Kurti tha Prekazi është vlera më e madhe e popullit të Kosovës.
“Prekazi historikë është vendi i kushtrimit për çlirim dhe vendi që na përkujton se sa i lartë është çmimi i lirisë dhe sa të privilegjuar jem ne që jetojmë dhe festojmë 13 vjetorin e pavarësisë që i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve”, deklaroi Kurti.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun