Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Kosova, së bashku me Kroacinë, ka bashkë-udhëhequr një diskutim të nivelit të lartë evropian mbi sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve.
Ajo tha se megjithëse sfidat janë të ndryshme për secilin shtet, përkushtimi për siguri dhe sundim të ligjit ishte i përbashkët.
“Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”. Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata”, tha Osmani./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...